Në interesin popullit të Evropës gjithashtu është se cili nga shtetet e Evropës është shteti më i fuqishëm i këtij kontinenti, transmeton lajmi.net
Ekziston një fuqizim i Turqisë vitet e fundit, ushtarakisht dhe ekonomikisht, por kjo ngritje shtetërore e Turqisë është mitizuar duke hedhë mjegull në sytë e popullit europian, në lidhje me fuqinë më të madhe në këtë rajon.
Sigurisht, kjo listë nuk ka ndryshuar shumë, pasi që shtetet si Gjermania, Franca e Britania nuk diskutohet se kanë ruajtur pozitat e tyre të para e kjo ndoshta edhe si shkak i aleancave të mëdha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Britania e Madhe është shteti më i fuqishëm dhe më i zhvilluar i rajonit, me një ushtri tejet të mire dhe me influencë ekonomike, politike dhe kulturore në botë. Britania e madhe nuk është dëmtuar as nga dalja prej Unionit Evropian, pasi që ka ruajtur rëndësinë dhe pozitën e saj si në Evropë ashtu edhe në Botë.
Në vendin e dytë të këtij rajoni është Gjermania, që shihet si motori i Evropës, vendi më i populluar dhe gjithnjë me rol të veçantë në skenën botërore, që nga ribashkimi në vitin 1990, rëndësia e Gjermanisë në botë veç shkon duke u rritur.
Në vendin e tretë, qëndron Franca me një ekonomi tejet të mirë ku të ardhurat vjetore për kokë banori janë 42,384 dollarë dhe gjithashtu njihet si vend që eksporton jashtëzakonisht shumë armë. Franca në botë ka arritur të ketë influencë në të gjitha fushat, si në shkencë, ashtu në ekonomi, kulturë, art, politikë e kështu me radhë.
Turqia është portë midis Lindjes së Mesme dhe Bashkimit Europian dhe lidhja me dy kontinente e bën gjithnjë e më të rëndësishëm si vend. Turqia edhe pse ka pasur rritje të konsideruar vitet e fundit, përsëri qëndron në pozitën e katërt sa i përket fuqive të mëdha europiane. Shumë shtete të Unionit Europian e mbështesin integrimin e Turqisë brenda, por tensionet e shtetit turk me disa nga vendet e BE-së e bëjnë këtë gjë të vështirë.
Shteti që e mbyllë listën e vendeve më të fuqishme të Evropës është Zvicra. I cilësuar si vendi më i mirë për të jetuar. Është kombi i 11-të në botë sa i përket të ardhurave për kokë banori duke qenë kështu ndër shtetet më të pasura të botës. Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë një nga zyrat më të fuqishme në Gjenevë./Lajmi.net/