Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kanë mbetur kandidatura e vetme për organizimin e “Euro 2028”, pasi Turqia tërhoqi aplikimin e saj një ditë më parë.
Më 10 tetor, UEFA do të akordojë kandidaturën fituese për organizimin e dy kampionateve europiane, edicionet 2028 dhe 2032.
UEFA konfirmoi se Turqia mund të ofrojë bashkërisht një kandidaturë të vetme me Italinë pa kundërshtarë për vitin 2032 dhe për këtë arsye ata janë tërhequr nga gara për vitin 2028.
Kandidatura fituese e “Euro 2028” do të njoftohet të enjten e ardhshme nga UEFA.
“Euro 2028” do të vijojë të ketë të njëjtin format, ndërsa do të ketë 24 skuadra dhe do të luhen 51 ndeshje.
Kjo do të thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda do të organizojnë një turne të plotë për herë të parë në histori, pasi ndeshjet që do të mbaheshin në Dublin në Botërorin e shtyrë të “Euro 2020” u zhvendosën prej andej për shkak të problemeve me pandeminë e COVID.
© SYRI.net