Tusk : Pas përfundimit të dialogut me Kosovën, Serbia në BE

Kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk ka theksuar sot se BE llogarit në Serbinë dhe se Serbia mund të llogarisë në anëtarësimin e plotë të saj në BE pas përfundimit të dialogut me Prishtinën, transmeton Koha.net

„Në fund të dialogut, ekziston anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE. Këtë e kemi premtuar në Selanik dhe kjo është ajo që jemi të gatshëm ta përmbushim”, citon tanjug të ketë thënë Donald Tusk, kryetar i Këshillit Europian pas takimit me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçqi i cili po qëndron në Bruksel.

„Ekziston perspektiva dhe kjo është gjë e mirë, por Serbia dëshiron të marrë një motivim më të madh”, ka thënë Vuçiq pa këtij takimi dha ka shtuar se tani është koha të bisedojë edhe me liderët e Gjermanisë e të Francës, Angela Merkeln dhe Emnanuel Macronë.

„Kemi biseduar për procesin e dialogut me Prishtinën dhe për parashikimet tona lidhur me të. Se çfarë shohim si mundësi për ta përfunduar këtë proces, si ta bëjmë dhe si të jemi njësoj të kënaqur ose të pakënaqur në Beograd e në Prishtinë. Si të bëjmë diçka për paqe të qëndrueshme në rajon”, ka thënë Vuçiq.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme