Tusk shmang Prishtinën në turin ballkanik, thotë se BE-ja është partneri më i besueshëm

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nga 24 deri më 27 prill do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mesazhi për miqtë tanë është i qartë: Bashkimi Evropian është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin”, tha Tusk përpara vizitës.

Gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do të vizitojë Tiranën, Podgoricën, Beogradin, Sarajevën dhe Shkupin, transmeton KP. Nuk është paralajmëruar vizitë në Prishtinë.

Sipas njoftimeve nga Brukseli, qëllimi kryesor i vizitës së tij është përgatitja për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që mbahet më 17 maj në Sofje, si dhe pjesëmarrja në samitin rajonal në procesin e Brdo-Brionit në Shkup.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme