U arratis pasi vrau motrën, ekstradohet nga Britania

Qytetari i Shqipërisë, S.K që dyshohet se ka vrarë motrën e tij më 4 qershor të vitit 2013 në Prizren është ekstraduar nga Britania e Madhe.

Policia ka bërë të ditur se vrasja e rëndë kishte ndodhur në  rrugën “Qazim Berisha” , afër rrethit të Bazhdarhanes me ç’ rast S.K dyshohet se e pati vrarë motrën e tij dhe kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur, njofton Klan Kosova.

Hetuesit rajonal nuk i kishin pushuar hetimet lidhur me rastin dhe së fundmi kanë arritur që të sigurojnë informacione për të dyshuarin i cili po fshihej në Britani të Madhe.

Të dyshuarit S. K. pas  intervistës në prani të avokatit mbrojtës, nga prokurori i shtetit  i është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme