I ka kaluar SPAK dosja hetimore ndaj Voltan Xhanit, 39-vjeçarit i cili u arresua disa ditë më parë në Gjirin e Lalëzit, teksa hante drek me Xhevdet Plakun dhe 6 të tjerë.
Xhani ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
Ai është i dyshuar kryesor për organizimin dhe vrasjen e Elis Rroshkodolit në Shkodër, ngjarje e ndodhur mesditën e 30 gushtit 2024.
Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti ditën e arrestimit dhe një armë zjarri pistoletë me fishkë në fole, gati për qitje.
KONFLIKTET
Në vitin 2010 dyshohet se Elis Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu.
Më pas në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Po në Belgjikë dyshohet se ka plagosur një shkodran me mbiemrin Shema dhe një vit më parë është dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit.
Ndërkohë policia përveç këtyre ngjarjeve ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima.
VRASJA
Elis Rroshkodoli u vra me 30 gusht 2024, duke u qelluar me 18 plumba pistolete.
36 vjeçari i vetëdijshëm për konfliktet e shumta mbante me vete një pistoletë me fishekë në fole e gatshme për qitje të cilën grupi hetimor e gjeti në çantën e viktimës pas vrasjes. Policia dyshon se një automjet tip benz ngjyrë grih ka ardhur nga rruga “Isuf Sokoli” dhe
36 vjeçari u qellua teksa pinte kafe në një lokal në unazën perëndimore. Në lokal në momentin e vrasjes ndodheshin katër persona, viktima, pronari i lokalit dhe dy klientë të tjerë.
Njëri prej dëshmitarëve ka qenë shumë afër 36 vjeçarit por ia deklaruar se nuk ka qenë me të në tavolinë dhe se viktima po pinte kafe i vetëm. Lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka kamera sigurie gjë e cila e vështirëson më shumë punën për policinë.
Elis Rroshkodoli është djali i Kujtim Haxhisë, ky i fundit i vrarë në vitin 1995 në Shkodër pas një konflikti duke lënë në moshën 7 vjeçare të birin që u ekzekutua një ditë më parë.
Njofitmi i GJKKO
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 03.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Rivlerësimin e masës së sigurimit “arrest në burg caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Xhani.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka shpallur moskompetencën lëndore të saj, po në këtë datë.”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
1.Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Pertrit XHANI, me vendimin Nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin Nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër.
2.Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 05.06.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.