U arrestua për Inceneratorin e Tiranës, Apeli i Posaçëm ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushen

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Taulant Tushen, i arrestuar në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Tiranës.


Me vendimin e marrë këtë të martë, Apeli i Posaçëm ka vendosur lirimin e Tushes nga qelia, duke e zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” me “arrest në shtëpi”.

Taulant Tushe ndodhej në paraburgim si pjesë e dosjes së inceneratorit të Tiranës, një nga çështjet më të bujshme që po hetohet nga SPAK, ku dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në procedurat e ndjekura për ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorit.

Hetimet për këtë çështje vijojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme