U arrestua për tritolin në banesën e kreut të FSHF-së, autori i dyshuar sipërmarrës i një kompanie në Durrës. Banon në të njëjtën lagje me Dukën

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me autorin e dyshuar të vendosjes së tritolin në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.


“BalkanWeb” raporton se personi i arrestuar, Arlen Hasanaj, rezulton të jetë sipërmarrës i një kompanie në Durrës.

Po ashtu mësohet se autori i dyshuar, që u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia, është banor i lagjes nr.4 ku banon edhe kreu i FSHF-së.

Shpërthimi me tritol ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme