Gjykata e Vlorës ka liruar shtetasin Hair Breshanaj, i arrestuar të shtunën për një vrasje me thikë të ndodhur në vitin 1998.
DVP Vlorë
Në vijm të operacionit policor të koduar “Vrina”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhërit të ri të prokurorisë datë 23.07.2022, ora 20:00, për lënien të lirë të shtetasit Hair Breshanaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar, ndaj këtij shtetasi. Shtetasi Hair Breshanaj është lënë në gjendje të lirë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen A. G., 43 vjeçe, banuese në Itali, pasi dyshohet se ka trafikuar mjetin e markës Volkswagen, i cili rezulton i vjedhur në Danimarkë. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen A. P., 55 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur portofolin e një shtetaseje, në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin F. Ç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./GSH