U arrestuan dy persona për prerje të paligjshme të drunjve

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar dy persona për prerje të paligjshme të druve në Komunën e Likovës. U gjetën dru për ngrohje pa dokumentacion përkatës.

“Më 03.06.2026, në orën 17:30, në fsh. Runicë, komuna e Likovës, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion në BSP i privuan nga liria F.Q. (46) nga fsh. Llopatë, rajoni i Kumanovës, dhe R.A. (51) nga fsh. Sllupçan, komuna e Likovës. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare dhe patrullimit, nëpunësit policorë ndaluan dhe kontrolluan një automjet transportues të tipit „Citroën“ me targa të Tetovës, të drejtuar nga F.Q., si dhe një automjet transportues të tipit „Fiat Dukato“ pa targa regjistrimi, të drejtuar nga R.A. Gjatë kontrollit u konstatua se automjetet ishin të ngarkuara me dru për ngrohje të pashënuara me vulë zyrtare dhe pa dokumentacion përkatës”, njoftuan nga MPB.

MPB njoftoi se masa drurore iu dorëzua Sektorit të Policisë Kriminalistike – Njësisë së Krimit Ekonomik pranë SPB Kumanovë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër F.Q. dhe R.A. do të parashtrohen kallëzime përkatëse./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme