U cilësua si “Vrasje nga pakujdesia” nga Prokuroria/ Muhamet Rrumbullaku për ngjarjen në Pogradec: S’na takon ne dhe as nuk kemi tagrin ta komentojmë! Është e pajustifikueshme që…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat, ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Korçës, që 29-vjeçari Denis Meçe, i akuzuar për dhunim për vdekje të 42-vjeçarit Egli Proga, të hetohet për vrasje nga pakujdesia.


egli proga1

Drejtori i Policisë u shpreh se “është një çështje për të cilën as nuk na takon dhe as nuk kemi tagrin ta komentojmë”.

Por theksoi se “të pretendohet se policia e shtetit tentoi të fshehë ngjarjen kur ia kemi dorëzuar autorin e krimit drejtësisë bë kohë rekord dhe me motivin vrasjen me dashje është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme”.

Muhamet Rrumbullaku: Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës. Nëse Prokuroria ka kërkuar një masë tjetër, nga ajo për të cilën Policia ka kërkuar arrestimin e shtetasve, kjo është një çështje për të cilën as nuk na takon dhe as nuk kemi tagrin ta komentojmë.

Por të pretendohet se policia e shtetit tentoi të fshehë ngjarjen kur ia kemi dorëzuar autorin e krimit drejtësisë bë kohë rekord dhe me motivin vrasjen me dashje është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme