Një 24 vjeçar ka ndërruar jetë pas dëmtimeve që mori përgjatë punimeve me krep në guroren e fshatit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Brataj, Selenicë dhe viktima është identifikuar me inicialet J.V.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 kur i riu është dëmtuar nga gurët e më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.