Policia ka dhënë detaje nga dhunimi i efektivit të policisë me iniciale A. L., ngjarje e ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm (28 Shtator) në rrugën “Tre Dëshmorët” në Yzberisht.
Efektivi i burgut 313 mësohet se është goditur me sende të forta nga tre persona sapo ka dalë nga banesa.
Autorët, ende të paidentifikuar, i kanë marrë policit armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.
36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.
Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.