U dhunua në sherrin me armë zjarri në “Ali Dem, arrestohet i riu!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar të përfshirë në sherrin ë ndodhur dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, ku i riu mbeti i plagosur.


Sipas policisë, 26-vjeçari më iniciale G. K., është vënë në pranga për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-Në vijim të veprimeve procedurale me qëllim dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 10.06.2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, kanë arrestuar shtetasin G. K., 26 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, si dhe identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Nj. P., 28 vjeç, pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt. Vijojnë hetimet dhe kontrollet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale;

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme