Të tjera detaje janë zbardhur mbi gjendjen shëndetësore të dy personave të djegur ditën e djeshme, nga shpërthimi i cisternës së gazit në një resort në Velipojë. Mes të plagosurve rëndë ishin dhe babë e bir, Besnik dhe Hektor Zenunaj, të cilët kanë marrë 75% djegie në të gjithë trupin dhe gjendja e tyre vijon të jetë kritike.
Ata gjenden në repartin e djegie-plastikës në QSUT, ndërsa mjekët pritet të japin një informacion pas 24 orësh, nëse babë e bir do dalin nga gjendja kritike, raporton “BË”.
Si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një depozitë e madhe në bodrum, një shpërthim ndodhi dje në kompleksin “Fishta” në Velipojë, në katin e parë ku ndodhej një bar-restorant.