U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin, djalin e Erzen Breçanit

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Eralbi Breçanin, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Spanja.

Eralbi Breçani akuzohet si pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës.

Kujtojmë që në një operacion të mbajtur sekret nga Interpol Tirana, Eralbi Breçani u soll më 13 qershor nën pranga në aeroportin e Rinasit nga oficerët e Interpol Madridit.

Djali i ish-efektivit, që gjithashtu u arrestua gjatë operacionit të SPAK tre vite më parë por u lirua më pas për shkaqe shëndetësore, akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Akuzat ndaj tyre ishin për grup kriminal të strukturuar dhe trafik nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Shqipëri, teksa hetimet janë në proces nga SPAK dhe GJKKO.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme