U ekzekutua me breshëri plumbash brenda mjetit, misteri i vrasjes së Ramazan Matajt! 33-vjeçari po kthehej në banesë kur… Trupi i pajetë u gjet rreth 8 orë pas krimit

Ramazan Mataj quhej i riu që u gjend i pajetë mëngjesin e djeshëm në mjetin e tij, në një fshat të Shkodrës në Postribës.


Trupi u konstatua nga një banor i zonës, i cili ka parë makinën të bërë shoshë me plumba dhe ka lajmëruar policinë. Kjo e fundit u gjend në vendin e ngjarjes rreth 8 orë me vonesë, ndërsa si gjithnjë mblodhi gëzhojat në vendin e krimit ku edhe u konstatua se ndaj të riut është qëlluar me dy armë automatike.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa jo vetëm që nuk ka gjurmë autorësh, por për fatin e keq nuk ka asnjë pamje filmike, për shkak se vrasja ka ndodhur në një rrugë dytësore, në të cilën nuk gjenden banesa e as biznese.

Nga verifikimet dhe dëshmitë e para viktima e pritës fatale rezulton pa precedent të mëparshëm, ndërkohë që policia s‘ka asnjë pistë dhe madje asnjë të dyshuar për krimin e rëndë, që tronditi Shkodrën sërish në këtë fillim viti, ashtu siç pak kohë më parë, tronditi Dobraçin me masakrën me 4 persona të vrarë!

NGJARJA

Policia njoftoi mëngjesin e djeshëm se Ramazan Mataj është ekzekutuar në Shkodër në një antenat mafioz në zonën e Dragoçit, teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij për në shtëpi. Viktima u tha se është 33 vjeç dhe rezulton i vrarë me breshëri kallashnikovi, që dyshohet të jetë qëlluar me dy armë.

Viktima sipas të dhënave ka qenë duke u kthyer për në shtëpinë e tij kur i është zënë
prita, ndërkohë që i ati i tij, në një dalje për mediat dje, tregoi se kishte komunikuar më herët me të birin dhe se nuk ishte në dijeni të asnjë problemi që mund të kishte në jetën e tij.

Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe një i afërm i tij, i cili ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet dhe alibitë për viktimën, pasi sipas tij ai ishte një djalë punëtor dhe se nuk kishte asnjë konflikt të njohur në zonë dhe as në vendin ku punonte aktualisht, në Ulqin si murator. Policia ka kryer krehje zone, ka marrë disa dëshmi dhe ka nisur verifikimet e së shkuarës së viktimës së atentatit të së shtunës mbrëma për të mësuar të paktën shkaqet e vrasjes së tij.

HETIMET

Ramazan Mataj mësohet se ishte kthyer rreth një vit më parë nga Belgjika. Ai kishte qëndruar atje pasi në Belgjikë jeton dhe punon i vëllai. Më pas kishte ardhur në Shqipëri dhe kishte nisur punë sezonale në Malin e Zi në ndërtim, si murator. Verifikimet mësohet se janë shtrirë në tri pista që lidhen me aktivitetin e viktimës, ku dyshimet e para që lipsen të hetohen shkojnë në Belgjikë, te aktiviteti i tij apo edhe i vëllait të tij.

Po ashtu mësohet se grupi hetimor i ngritur për të hetuar ekzekutimin e Matajt, po verifikon nëse viktima është i përfshirë në grupet kriminale të Shkodrës, apo të ketë lidhje me ndonjë person me precedent kriminal. Po ashtu, sipas burimeve hetimore, mësohet se po hetohen edhe konflikte në zonë mes tij dhe
ndonjë personi, që mund të ketë çuar në ekzekutimin e tij.

Nga të dhënat bëhet me dije se Mataj nuk ka pasur asnjë procedim të mëparshëm, përveç një hetimi për prerje të paligjshme të pyjeve, ndërsa priten dëshmi të tjera nga familja për të mësuar ndonjë detaj nga jeta e të riut. Policia nuk dihet nëse ka mundur të sekuestrojë telefonin e viktimës, për të mësuar të paktën itinerarin e tij, para se sa të vritej, pasi ekziston dyshimi që Mataj të jetë ndjekur për orë të tëra në lëvizjet e tij./GAZETA PANORAMA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme