U fut për t’u larë në det, ndërron jetë 51 vjeçari në Durrës! Dyshimet e para

Një 51 vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme (27 korrik) në plazhin e Durrësit teksa po lahej.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 të kësaj të shtune, kur 51 vjeçari, i identifikuar me inicialet Ll.K., banues në kryeqytet, është futur në det për t’u larë.

Arsyeja e vdekjes siç njofton policia është arresti kardiak.

Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes e shkakut të humbjes së jetës së 51 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në Rrushkull Durrës, shtetasi Ll. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se kur është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 51 vjeçarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme