U futën për të vjedhur vilën në Lezhë, i gjithë fshati aksion për t’i kapur hajdutët

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një fshat të Lezhës, ku banorët janë bërë bashkë për të “ndëshkuar” të keqen e përbashkët. Në orët e para të mëngjesit dy të rinj janë futur në një banesë në fshatin Pllane për të grabitur, por janë pikasur nga komshinjtë.

 Pikërisht në atë moment, sirena e një ambulance i ka frikësuar hajdutët, të cilët kanë dalë me vrap nga vila duke menduar se u kishte shkuar Policia, por jashtë në fakt i prinin banorët e tjerë të fshatit.

Sapo kanë dalë nga vila 3-katëshe, disa banorë të lagjes i janë vënë në ndjekje dhe duke njoftuar njëri-tjetrin në telefon dhe kanë arritur të bllokojnë njërin prej tyre. Gjatë tentativës për t’u larguar, njeri ka hedhur në ferra pistoletën dhe një telefon, ndërsa tjetri është larguar në drejtim të malit.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Balkanweb” kanë mundur që të kapin një prej tyre, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Mesa duket të rinjtë ishin kthyer në “makth” për banorët e zonës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme