U gjet në stallë me plumb në kokë, dyshimet për vdekjen e 42-vjeçarit shqiptar në Greqi! Pamje nga vendngjarja

Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë brenda një stalle në rajonin e Mesinisës në Kallamata të Greqisë, ndërsa të dhënat e para tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje.


Sipas informacioneve, autoritetet po hetojnë nëse viktima ishte punëtor apo pronar i stallës, pasi disa nga dëshmitarë që kanë folur me policinë, pretendojnë se 42-vjeçari me origjinë shqiptare është vrarë nga një punëtor i tij.

Po ashtu, mediat greke bëjnë me dije se viktima ka pasur konflikt me dikë, që thuhet se është pronari i tij.

shqiptari kallamata (3)

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet në një stallë në lagjen Burnia, me një plagë në kokë të shkaktuar nga një armë, e cila po verifikohet nëse është armë zjarri.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa pritet edhe ekspertiza e mjekut ligjor nga Korinthi.

shqiptari kallamata (2)policia greke kallamata shqiptari

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme