U grabit dhe dhunua! Çangu, dëshmitar në procesin “Shullazi”, jepte para me fajde

Biznesmeni Nazmi Çangu, i cili u torturua dhe grabit nga 10 persona mbrëmjen e kaluar ka qënë dëshmitar në procesin gjyqëso ndaj Emiliano Shullazit.

 Në procesin gjyqësor të vitit 2016, Çangu ka pohuar para gjykatës së Krimeve të Rënda se e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh. Mësohet se Çangu jepte para me fajde në zonë dhe shpesh për këtë arsye i krijoheshin probleme.

Policia ka nisur të hetojë se nëse grabitja e mbrëmjes së djeshme mund të ketë lidhje me ndonjë konflik borxhi që ka pasur në të shkuarën. Policia i ka sekuestruar biznesmenit aparatin celular për të parë komunikimet e fundit si edhe ka administruar dëshminë e tij në lidhje me karakteristikat fizike të autorëve apo dyshime të tij.

  

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme