Një 26 vjeçar me inicialet H. P., i cili ishte infektuar me Covid-19 është hedhur nga kati i 3 i laboratorit të spitalit të Elbasanit.
24-vjeçari është transportuar menjëherë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Ai është nën kujdesin e mjekëve dhe po i bëhen kontrollet e nevojshme.
Ndërsa kanë hanë hyrë në godinën e analizave, në mënyre të papritur djali është shkëputur nga i ati dhe është hedhur.
Babai ka treguar se djali kishte bërë tamponin e Covid në një klinikë private. Pasi ka rezultuar pozitiv dhe janë nisur në spital për ekzaminime të mëtejshme, babai thotë se djali ishte trembur pas përgjigjes.
© SYRI.net