Ndërron jetë në QSUT, i arrestuari për trafik droge ku u kapën 2.4 ton kanabis, Demo Progonati.
Sipas News24, mësohet se Progonati ka ndërruar jetën në muajin qershor, por lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, ndërsa ende nuk dihet sëmundja nga e cila ai vuante.
Demo Progonati po gjykohej nga Gjykata e Krimeve të Rënda me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Progonati u arrestua në janar të 2017, si organizator i trafikut të 2.4 tonëve kanabis drejt Italisë.
Ai ishte shofer i kamionit ku u kap sasia e lëndës narkotike. Arrestimi i tij u krye me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Bashkëpunëtor në trafik dyshohet se ishin një italian dhe një shqiptar edhe këta të arrestuar. Sakaq kanë nisur procedurat për pushimin e çështjes ndaj tij.