Një 44 vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar në Perugia të Italisë.
Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është ndalur nga oficerët italianë.
Nga kontrolli personal dhe i mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 586 doza kokaine me një peshë prej 310 gramë, një shumë parash në vlerën e 9200 euro cash. Këto të fundit dyshohen të jenë të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.
44 vjeçari akuzohet për veprën penale e trafikimit të drogës.
Me urdhër të Autoritetit Gjyqësor ai është shoqëruar në burgun Perugia Capanne.