U kap në Rinas me drogë në çantë, arrestohet 25-vjeçarja belge, i gjendet amphetamine në tentativë për të dalë nga vendi


Një 25-vjeçare belge është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi u kap në flagrancë me lëndë narkotike të llojit Amphetamine, në tentativë për të dalë nga Shqipëria.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi i shtetases K.D. u bë si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje-daljet e pikës kufitare, në kuadër të masave për goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kapën në flagrancë 25-vjeçaren belge me sasi të lëndës narkotike Amphetamine në çantë,” thuhet në njoftim.

Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi sasinë e saktë të drogës, itinerarin e udhëtimit apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë në rast. Hetimet vijojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme