U kapën me 1 ton drogë, dalin para Gjykatës tre skafistët vlonjatë

Tre skafistët vlonjatë të arrestuar si rrjedhojë e operacionit “Syri” të zhvilluar nga Guardia Di Finanza dhe Policia e Shtetit kanë mbërritur në Gjykatën e Vlorës paraditen e sotme.

Do të njihen me masën e sigurisë Arber Saraseli 31 vjeç, Saverjo Imeraj 21 vjeç dhe Qemal Pekmezi 19 vjeç, të cilët u kapën me 991 kg lëndë narkotike marijuanë, 13 milje larg Vlorës.

Me finalizimin e operacionit janë arrestuar nga Guardia Di Finanza dhe dy shtetas ukrainas si dhe është shpallur në kërkim Gregor Likaj nga Vlora.

Për të tre shtetasit prokuroria e Vlorës ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”.

Operacioni i kryer nga Guradia de Finanza në bashkëpunim me policinë e shtetit u finalizua më 08.10.2022 ku u arrestuan tre skafistët vlonjatë, dy shtetas ukrainas ndërsa një shtetas nga Vlora që u shpall në kërkim./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme