U konstatua duke lëvizur me armë zjarri me vete në mes të kryeqytetit, 18-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 18-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur në bulevardin “Zhan d’Ark”.


I riu, i identifikuar si Florjan Faslia, u ndalua nga shërbimet e policisë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e tipit pistoletë, të cilën e mbante pa leje.

Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të riut tashmë rëndon akuza për “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Policia njofton se po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe qëllimin e mbajtjes së armës nga i riu.

Njoftimi i policisë:

Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet në bulevardin “Zhan d’Ark”, si rezultat i punës bazuar në inteligjencën policore, 18-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Në vijim të aksioneve policore dhe punës së inteligjencës informative, me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë N.1, në kuadër të operacionit “Info”, goditën një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme