Këngëtari i njohur Bardhi është një ndër artistët më të dëgjuar kohëve të fundit.
Artisti ka korrurr një sukses të madh me këngët e tij të cilat janë shndërruar menjëherë n ëhite, mirëpo së fundmi Bardhi është kritikuar për veshjen e tij.
Ky postim i ka rënë në sy Bardhit, i cili nuk e ka pritur aspak mirë dhe iu është kundërpërgjigjur personit që ka publikuar videon në Instagramin e tij.
Sipas artistit, fama dhe suksesi që ka arritur sot nuk është prej veshjeve por prej talentit të tij. Madje në klipin e tij të parë, këngëtari zbuloi se xhaketa që kishte veshur i ka kushtuar vetëm 10 euro.
Më tej këngëtari nga Kumanova tregoi se fitimet që ai merr nuk i shpenzon për të blerë rroba të shtrenjta po për të ndihmuar familjen e tij.
“Ti që e ke postu këtë gjë po ta bëjë qejfin, vendosa të t’i them disa fjalë!
Mos mendo që më përul mua ose karrierën time pse e kam pas të njëjtën veshje në një emision dhe një në dasmën e një shokut tim, unë nuk vij nga familje e milionerëve dhe nuk jam milioner, nuk besoj që kam sukses prej rrobave se me një xhaketë 10 euro në videon time të parë “Betohem” kisha veshur, po unë njihem për zërin tim, respektin ndaj çdo njeriu që më ka mbështetur, paratë që i fitoj normal që nuk i kam për të blerë 10.000 euro rroba, po ja kam ndarë nënës dhe babit për të bërë ndonjë shtëpi etj, veç desha me t’u përgjigj se nuk ke fituar asgjë me këtë video që je munduar të më ofendosh se ti të paktën as fytyrën, as veshjen se ke tregu po kulturën. I pasur jam përderisa familja ime i ka gjithë të mirat e Zotit që mi ka dhuruar për t’i ndihmuar ata, edhe një gjë mos e harro multi-milioner me qenë nuk do ta jetojë jetën e milionerit kur e di që vendi ynë është shumë i varfër dhe zgjohem e flejë me një rreth të tillë”– shkroi ai.