Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Maqellarë të Dibrës.
Mësohet se një 32-vjeçar i identifikuar si Elsi Kosiqi, është vrarë me armë zjarri në oborrin e tij.
Gjithashtu mësohet se 32-vjeçari, është vrarë sapo ka hyrë në oborrin e shtëpisë pasi ishte kthyer nga Maqedonia.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të gjetur personat me të cilët viktima ka ardhur nga Maqedonia në Maqellarë.