U largua nga banesa në mëngjes dhe nuk u kthye, gjendet pa shenja jete në tarracën e pallatit 50-vjeçarja

Mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1 në Durrës është gjetur pa shenja jete në tarracën e një pallati, 50-vjeçarja me iniciale A.D.


Dyshohet se ajo është vetëvarur dhe se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mëngjesin e sotëm (13 mars), bashkëshorti i viktimës ka bërë kallëzim në polici, se 50-vjeçarja është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në tarracën e një pallati, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. D., 50 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim bashkëshorti i shtetases A. D., se ajo ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme