“U lidhën me politikën dhe Edi Ramën!” – Lubonja: Ngritën reformën në drejtësi për të goditur Berishën, në vend që t’i investonin fondet te shoqëria civile!

Analisti Fatos Lubonja, foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me dëshminë e një gazetari investigativ në Kongresin Amerikan, i cili tha se paratë e USAID dhe fondacionit të George Soros, kanë mbështetur ndryshimet në drejtësi, në Shqipëri.


Sipas gazetarit këto ndryshime çuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Lidhur me këtë, Lubonja tha se Soros në vend që të investonte në shoqërinë civile ai u lidh me politikën dhe kryeministrin, Edi Rama, duke investuar paratë e fondeve te një elitë politike.

Lubonja: Kur erdhi Sorosi në Shqipëri erdhi me idenë se do ndërtona shoqërinë civile në Shqipëri dhe shoqëria civile nënkuptohet si një organizëm autonom ndaj pushtetit dhe që bën kontraparti pushtetit. Jo siç ka qenë shoqëria civile në kohën e totalitarizmit. Këtu ka përgjegjësit Sorosi, në vend se këta të investonin te shoqëria civile këta investuan te një klasë politike që ishte më afër tyre, qendra e majtë liberale dhe u lidhën me politikanët, me Edi Ramën.

Dhe fondet që duhet të merrte shoqëria civile këta u bënë palë me pushtetin. Sorosi me kalimin e kohës tregoi se as në Amerikë nuk ishte i lidhur me shoqërinë civile.
Problem i madh te ne është se kjo elitë politike e mbështetur ka pasur tendencën ta mbajë pushtetin edhe kur shkel demokracinë edhe kur bëjnë gabime.

Në këtë aleancë me interesa korruptive dhe jo , këta u bënë palë për të mos u rrëzuar më nga pushteti. Dhe në këtë mënyrë reforma në drejtësi u shty deri aty ku ambasadori amerikan thotë do hani bar nëse nuk hiqni këta…Ky fenomen ka ndodhur edhe në vende tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme