Një e sapomartuar me emrin Christy publikoi në TikTok videon e puthjes së saj të parë pasionante me burrin e saj të ardhshëm, pak pasi u shpallën burrë e grua në dasmën e tyre në Las Vegas.
Nusja e lumtur më pas ka rrëfyer se burri i saj i ri është edhe njerku i saj. Në tekstin në videon e saj, nëna e dy fëmijëve Christy thotë: Martesa me njerkun tim ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. E reja në ekstazë “e zbukuroi” videon me hashtagun e turpshëm #MarryYourMomsEx (martohu me ish-in e mamit) dhe ka mbledhur mbi 20 milionë shikime.
Të habitur, përdoruesit e TikTok nuk ishin në gjendje të mbanin gojën mbyllur për ngjarjen e çuditshme. Një komentues i pakënaqur tha, “nuk mendoj se mund të mendoj për një rrethanë ku kjo të ndodhë dhe të mos ketë asnjë gjë që nuk shkon”. “Popullsia e botës është 7 miliardë. Pse?”, pyeti një dyshues tjetër. “This went from dad to daddy”, tha dikush tjetër.
Ish-gruaja e dhëndrit ishte subjekt i shumë spekulimeve në internet për marrëdhënien e Christy me nënën e saj. “A jam unë e vetmja që jam kurioze se si është nëna juaj?”, shkroi një përdoruese e shqetësuar. Christy i siguroi shikuesit në një video të mëvonshme se nëna e saj, e cila supozohet se shihet në videon e dasmës duke fotografuar çiftin e lumtur, e mbështet plotësisht bashkimin e tyre. Shiko videon:
@amscray83 #stitch with @christywho_ #greenscreen