Një vajzë shqiptare, vetëm 4 vjeç është mbytur ditën e djeshme në pishinën e një hoteli ku punonte mamaja e saj. Ngjarja ka ndodhur në Naxos të Greqisë dhe e ëma e kishte marrë me vete 4-vjeçaren pasi nuk kishte ku ta linte.
Në një rrëfim për emisionin “Tatiana Live”, prindërit shqiptarë të vogëlushes kanë treguar se vajza ka qenë duke vrapuar dhe ka rënë në pishinë, por nuk kishte askënd pranë ta ndihmonte.
Më pas një punonjës i hotelit e ka nxjerrë nga pishina, por ka qenë tepër vonë.
“U largua pak nga mua. Nuk arrita ta kapja. Nuk e kuptova, shkova ta merrja. Nuk e dua më jetën time”, ka thënë mamaja e vogëlushes.
“Ëngjëlli im, vetëm atë kisha. Zoti ma dha dhe Zoti ma mori, nuk e di se si. Unë jam shqiptar dhe prej 20 vitesh jetoj këtu, në këtë fshat. Më duan të gjithë grekët këtu dhe nuk ka rëndësi që jam shqiptar. Të gjithë më duan, janë njerëz të mirë këtu në Naxos”, është shprehur Danieli, babai i 4-vjeçares.