Kur ishte 24-vjeç, gjashtë burra të bardhë i prenë rrugën dhe e përdhunuan teksa kthehej nga kisha për në shtëpi. Por drejtësia nuk u vu kurrë në vend për Recy Taylor, e cila u nda nga jeta dje, në moshën 97-vjeçare.
Rasti i saj ka qenë shumë herë në qendër të vëmendjes, si përfaqësues i shumë krimeve ndaj njerëzve me ngjyrë. Në 1944-ën dy trupa gjykues, vetëm me burra, të gjithë të bardhë, refuzuan të padisnin gjashtë abuzuesit, ndonëse ata e pranuan fajin.
E braktisur nga drejtësia kur ishte fare e pambrojtur dhe e shkatërruar shpirtërisht, Recy kërkoi që së paku, zyrtarët t’i kërkonin ndjesë publikisht
“Për mua do të kishte domethënie të madhe”, do të shprehej ajo në 2010-ën për “Associated Press”, “Njerëzit që ma bënë…nuk mund të më kërkojnë falje. Shumica e tyre kanë vdekur.”
Në 2011-ën, Legjislatura e Alabama-s miratoi një relozutë ku i kërkonte falje. Historia e Recy-t përcjell atë të shumë grave të tjera me ngjyrë, që gjatë luftës për të drejtat civile të barabarta, u abuzuan apo u vranë mizorisht nga njerëz të bardhë. Por ndryshe nga shumë të tjera që u mposhtën nga frika dhe mosbesimi tek drejtësia e të bardhëve, Recy ngriti zërin dhe nuk reshti së luftuari.
Sot pas shumë kohësh, Recy Taylor mund të mos e ketë vënë dot në vend drejtësinë për vete, por lufta e saj i dha fuqi shumë grave të tjera, që të mos heshtin.