U përdhunua për më shumë se tre muaj nga drejtori dhe një prej mësuesve të shkollës, por tashmë një adoleshente indiane është në gjendje kritike pasi është detyruar të abortojë.
Mjekët shprehen se ajo ka pësuar dëmtime të rënda në tru.
Policia ka arrestuar drejtorin e shkollës së saj dhe një mësues tjetër.
Sipas autoriteteve tha se ajo humbi vetëdijen pasi mësuesi e detyroi t’i nënshtrohet një aborti në një spital privat.
Policia gjithashtu po heton rolin e spitalit në këtë incident.
Vajza 18-vjeçare u pranua në spital pasi ajo u ankua për dhimbje stomaku, por personeli zbuloi se ajo ishte shtatzënë.
Shëndeti i saj u përkeqësua jashtëzakonisht shumë pas kryerjes së abortit .