U përfshi në një sherr bashkë me të vëllanë, Bledjon Nallbati: SPAK të marrë pamjet, s’i përkas racës së njerëzve si Niko Peleshi

Kandidati i PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Bledjon Nallbati, ka reaguar pas përfshirjes së tij dhe vëllait të tij, Alti Nallbati, në një incident fiziki me shoferin e një kamioni një ditë më parë në Bilisht.


Në një prononcim për mediat, Nallbati ka sqaruar se ka tentuar disa herë të shmangë përplasjen, por emocionet dhe sjellja e drejtuesit të kamionit çuan në incident. “Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi ndaj këtyre lloj provokimeve, megjithatë, jam njeri para se të jem politikan,” tha ai.

Sipas Nallbatit, ai dhe vëllai i tij nuk i kanë prerë rrugën kamionit, por kanë ulur shpejtësinë për shkak të një gropë në rrugë, ndërsa kamioni ishte pas tyre me shpejtësi dhe mund të kishte shkaktuar aksident.

“Nuk është e vërtetë që unë apo vëllai im i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica drejt qytetit, dhe në rrethrrotullim është hapur një gropë, të cilën këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë, ndërsa kamioni ishte pas me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte ndaluam, dhe doli vëllai im që ishte shofer, e pas tij unë”, tregon Nallbati.

Deputeti denoncoi edhe ndërhyrjen politike në trajtimin e incidentit nga policia, pasi sipas tij, “Policia, në vend që të qartësonte situatën edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan dhe deklaruan që ishte konflikt momental dhe keqkuptim, madje firmosën deklaratat se nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin – veproi me urdhër personal të Niko Peleshit, i cili ka komunikuar me drejtuesit e policisë së qarkut të Korçës”

Ai kërkoi nga SPAK që të hetojë ngjarjen dhe të sigurojë pamjet filmike të plota të incidentit.

Gjithashtu, Nallbati zbuloi se ka informacion që drejtori i Policisë ka pezulluar shefin e komisariatit dhe atë të krimeve pas ngjarjes.

Nuk i përkas racës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje. Këta nuk cenohen në dinjitetin e tyre e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çfarë ka ndodhur në mënyrë të qartë. Të tria akuzat nuk qëndrojnë. Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj edhe SPAK-un: dje, drejtori i Policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve”, pretendon ai.

Bledjon Nallbati: Ditën e djeshme, rreth orës 21:00, ka ndodhur një incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjet të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi ndaj këtyre lloj provokimeve, megjithatë, jam njeri para se të jem politikan.

Dënojmë çdo lloj forme dhune, verbale apo fizike, pavarësisht se u përfshimë në një incident pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet sipas interesit publik të momentit. Keni parë video të pjesshme, jo të plota.

Nuk është e vërtetë që unë apo vëllai im i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica drejt qytetit, dhe në rrethrrotullim është hapur një gropë, të cilën këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen nuk e riparojnë.

Mjeti im uli shpejtësinë, ndërsa kamioni ishte pas me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte ndaluam, dhe doli vëllai im që ishte shofer, e pas tij unë. Kam tentuar shumë herë të shmang këtë konflikt, edhe pse isha nën emocionet e një përplasjeje të mundshme dhe të rrezikshme. Edhe shoferi, padiskutim, pati një reagim jo të duhur, duke sharë mua dhe vëllain tim.

Emocioni ndonjëherë prevalon mbi arsyen, por jam njeri. Nuk i përkas racës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje. Këta nuk cenohen në dinjitetin e tyre e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve.

Ftoj SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çfarë ka ndodhur në mënyrë të qartë. Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja, por edhe për konfliktin.

Policia, në vend që të qartësonte situatën – edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan dhe deklaruan që ishte konflikt momental dhe keqkuptim, madje firmosën deklaratat se nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin – veproi me urdhër personal të Niko Peleshit, i cili ka komunikuar me drejtuesit e policisë së qarkut të Korçës.

Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë? Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferua me forcë në komisariatin e Korçës, dhe me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar?

Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale ekziston kur largohesh nga vendi i ngjarjes. Si mund të largohej mjeti kur kishte një aksident të mundshëm dhe ne kishim telefonuar policinë? Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin.

Të tria akuzat nuk qëndrojnë. Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj edhe SPAK-un: dje, drejtori i Policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme