Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të kryesisë së PD-së për përjashtimin e tij përgjithmonë nga PD-ja.
Në një interviste në “Abc News” Berisha tha se ku vendim është njëlloj sikur të vdekurit politikë të ngrihen dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë. Berisha theksoi se ky nuk është lajm, duke shtuar se Basha është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrat, veçse deputet.
“Tani në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhe të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrat, veçse deputet. Zero lajm absolutisht. Sepse ka vetëm një përpjekje për të shpëtuar nga krimet që ai kreu së bashku me Edi Ramën ndaj protestuesve paqësorë të cilët dje është e vërtetë që thyen ndonjë xham, hapën ndonjë blind, por nuk gërvishtën qoftë edhe një person të vetëm. Ka prej tyre që mbahen skllevër nën presion dhe terror, nga këta mercenarë që janë futur nën seli. Ka të tjerë të lidhur në krim me Lulzim Bashën. Atë ditë sipas fotove të bëra ishin gjithsej 25-30 veta. Nuk ka njerëz aty. Florenc Hoxha është si komandari i Lulzim Bravës”, tha Berisha.