U përplasën me kamionin në autostradë/ Kush janë dy shqiptaret që VDIQËN TRAGJIKISHT në aksidentin fatal (EMRAT)

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën “Ibrahim Rugova”. Dy gra nga Shqiperia kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në kilometrin e 26-të të kësaj rruge të rëndësishme që lidh Prizrenin me Suharekën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Njëra ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa tjetra në spital. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se vetura me targa të huaja u përplas me një kamion me targa vendore, duke shkaktuar fatalitetin e dy grave, ndërsa hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke u zhvilluar nga ekipet kompetente

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme