U përzgjodh Kryepeshkopi i ri i Shqipërisë, reagon Kreu i Këshillit Ndërfetar, Gjergj Meta: Urime Fortlumturi Joani! I denjë

Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta, ka shprehur urimet e tij për Kryepeshkopin e ri të Kishës Orthodokse Autoqefale, Hirësia e Tij, Joan.


Urimi i Gjergj Metës erdhi përmes një postimi në rrjete sociale, duke lutur që me ndihmën dhe udhëzimin e Shpirtit të Hyjit, Kryepeshkopi Joan të jetë një zë i fuqishëm e bashkëpunues me të gjithë faktorët fetarë e civilë të shoqërisë shqiptare.

POSTIMI:

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka një Barit të ri e ne të gjithë kemi fituar një bashkëudhëtar tjetër në rrugën e dialogut ekumenik e të atij ndërfetar në vendin tonë. E lusim Shpirtin e Hyjit që të qëndrojë gjithmonë mbi Ju e të jeni një Bari i mirë dhe i shenjtë për besimtarët orthodhoksë e një zë i fuqishëm e bashkëpunues me të gjithë faktorët fetarë e civilë të shoqërisë tonë.
Urime Fortlumturi Joani!
I denjë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme