U plagos me armë zjarri, i riu nga Mitrovica nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë në spital i riu nga Mitrovica, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi.


Screenshot_27

Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ndërroi jetë sot si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi, pas debatit që ndodhi mes tij dhe një shtetasi shqiptar me inicialet E.B., 23-vjeç.

Kujtojmë se i riu dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu përmes një postimi në Facebook.

Screenshot_26

Sipas Policisë së Malit të Zi, autori E.B u arrestua në kanionin e lumit Moraça, dhe po përballet me akuza për vrasje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme