U plagosën gjatë protestës, Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë vizitojnë te Trauma efektivët e lënduar

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mësohet se janë nisur drejt spitalit të Traumës për të vizituar policët e lënduar gjatë protestës së sotme të opozitës.


Protesta e opozitës, bashkia e Tiranës, molotov, shperthim (6)

Policia raportoi më herët se dhjetë efektivë kanë mbetur të plagosur nga hedhja e bombave molotov dhe mjeteve piroteknike.

Po ashtu, blutë thanë se janë marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Kujtojmë se opozita mbylli protestën kombëtare, në zbatim të mosbindjes civile pas rreth tre orësh. Demokratët u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe me pas kanë protestuar me mjete prioteknike para Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranes, selisë së PS-së e në fund te Kuvendi, ku nuk u lejuan nga Policia me gaz lotsjellës, të afroheshin.

Njoftimi i policise

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme