“U prehsh në paqe mik”-Luçiano Boçi reagon për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Bohem i lirisë profesionale! Largimi i tij nga jeta na lë një boshllëk të dukshëm

Demokrati Luçiano Boçi, ka shprehur ngushëllimet e tij  për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji.


Screenshot 2025-08-23 185629

Përmes një reagimi publik, Boçi thotë se largimi nga jeta i gazetarit të mirënjohur ka lëlë një boshllëk të dukshëm, jo vetëm të një figure të njohur televizive, por dhe boshllëkun e një inteligjence të mprehtë që e shihte median jo si skenë cirku, por si arenë për t’u lexuar dhe zbërthyer.

“Largimi i tij nuk është thjesht largimi i një gazetari të njohur. Është shuarja e një zëri që dinte të vallëzonte me fjalën, dinte të vendoste atë aty ku të tjerët vendosnin zhurmën e me të, të depërtonte sipërfaqen e sheshtë të gjuhës. Zheji ishte njëherazi analist, polemist, publicist, por mbi të gjitha një bohem i lirisë profesionale, drejtimi i së cilës shpesh nuk i interesonte”, shprehet ndër të tjera demokrati.

Reagimi i plotë

Artur Zheji vendosi ta ndërpresë udhëtimin e jetës, rrëmbyeshëm e krejt papritur.

Largimi i tij nuk është thjesht largimi i një gazetari të njohur.
Është shuarja e një zëri që dinte të vallëzonte me fjalën, dinte të vendoste atë aty ku të tjerët vendosnin zhurmën e me të, të depërtonte sipërfaqen e sheshtë të gjuhës.

Zheji ishte njëherazi analist, polemist, publicist, por mbi të gjitha një bohem i lirisë profesionale, drejtimi i së cilës shpesh nuk i interesonte. I pranueshmëm dhe në kundërshti, falë aftësisë për të parashtruar ai mbetet një zë origjinal.

Largimi i tij nga jeta na lë një boshllëk të dukshëm, jo vetëm të një figure të njohur televizive, por dhe boshllëkun e një inteligjence të mprehtë që e shihte median jo si skenë cirku, por si arenë për t’u lexuar dhe zbërthyer.

Në analizat e tij kishte një një dozë ironie, shpesh therëse, por edhe një shkëndijë shprese, se fjala e mendimi janë promotorë të shpresës dhe se ende kanë vlerë.

U prehsh në paqe mik!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme