U pyet nëse do ketë djegie mandatesh pasi i vunë flakën karrigeve, përgjigjet Bardhi: Ne jemi për qytetarët! Do na kenë përballë në çdo moment

Pas tensioneve të krijuara në Kuvend,  pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë djegie mandati, Bardhi u përgjigj “jo”. Ai që i dogji njëherë mandatet – tha ai – e beri për tu shmangur nga beteja.


“Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne dorëzojmë karriget tona, duke i djegur të parët. Ne jemi për qytetarët dhe për interesin e qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri kush e beri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë cdo moment”, tha Bardhi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme