Erogen Vaso (Brajoviç) është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranës për mjekim të specializuar.
43-vjeçari raportohet se ka marrë 3 plumba në trup gjatë atentatit, të cilat i kanë prekur arteriet kryesore.
Sipas burimeve, Erogen Vaso (Brajoviç) ka nevojë për ndërhyrje më të specializuar.
31-vjeçari Liridon Kraja, i cili vdiq në spitalin e Shkodrës ka marrë 1 plumb, ndërsa viktima tjetër Armando Pali është qëlluar disa herë.
Ndërsa dy plumba ka marrë kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në repartin e reanimacionit.



