U qëllua në sy të prindërve! Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e 17-vjeçarit në Shkodër: Dy fiset konflikte për një vajzë

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e shtetasit Amarildo Gjergji 17 vjeç, ngjarje e ndodhur në njësinë Bërdicë mbrëmjen e kaluar.


Mësohet se 17-vjeçari ka marrë vetëm një plumb ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17-vjeçarit i cili u plagos nga shtetasi Gent Dushku që vijon të jetë në kërkim nga policia vendore e Shkodrës.

Konflikti ka filluar mes familjes Luka dhe Gjergji që janë komshinj me njëri tjetrin. Palët kanë patur një sherr edhe më përpara lidhur me ngacmimin e një vajze. Shtetasi Gent Dushku i cili banon në lagjen “Xhabiej” në Shkodër është dhëndri i familjes Luka dhe ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bërdicë. Aty ka nisur një debat me babain e të plagosurit.

Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku ka qëlluar me pistoletë djalin 17 vjeçar duke e lënë të plagosur i cili po ashtu ndodhej jashtë së bashku me babain e tij. Në momentin e plagosjes në rrugë ndodhej edhe nëna e shtetasit të plagosur.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e kësaj plagosje të ndodhur për motive të dobëta. Efektivët kanë sekuestruar kaçavidën dhe gëzhojën me të cilën qëlloi shtetasi Gent Dushku.

Po ashtu policia e Shkodrës është duke zhvilluar kontrolle për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes i cili vijon që të jetë në kërkim nga uniformat blu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme