Ka ndërruar jetë në spital personi i cili një ditë më parë u plagos me armë zjarri nga një efektiv policie në Kosovë.
Ngjarja e cila u regjistrua gjatë bastisjes në shtëpinë tij më 8 maj në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Sipas policisë efektivi ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtes, pasi personi në fjalë u kishte drejtuar armën efektivëve në aksionin policor.