Lulzim Visha është 48-vjeçari që u gjet i pajetë brenda një automjeti në Zall Mner të Tiranës.
Trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm (24 Janar) në rrugën “Shën Stefani”.
Dyshohet se 48-vjeçari nga Kamza është qëlluar për vdekje me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
“Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, informuan blutë e Tiranës.