U quajt “hero”, gazetari zbulon detajin për prokurorin Dumani: Kushëriri i tij është mjek te kardiokirurgjia, luftë brrylash me Priftin. Është i njëjti që liroi vrasësit e…

Arrestimi i mjekut kardiolog Edvin Prifti vijon që të shkaktojë polemika të shumta, për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet deri në vendosjen e tij në pranga. Gazetari Elton Qyno aludon se në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT ndodhet një mjek që është i afërm i prokurorit Altin Dumani, dhe kjo sipas tij mund të jetë një luftë brrylash për vendosjen e influencave.

Qyno thotë më tej se Dumani, i etiketuar dhe si prokurori ”hero” pas kërkesës për arrestimin e gjyqtares Hoxha, dhe personave të tjerë të përfshirë në korrupsion, në fakt është i njëjti me atë që kërkoi lirimin e personave të dyshuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të Jan Prengës.

“Rasti i Priftit është edhe një luftë brrylash në shërbimin kardiologjik. Unë kam informacione të sakta që pikërisht në këtë shërbim, është një doktor me emrin Dumani dhe një prokuror me të njëjtin mbiemër, që të dy janë nga zona e Dibrës.

Nuk dua të aludoj, por që më rezulton se si mjeku ashtu edhe prokurori bien kushërinj. Nuk po them që është përdorur prokurori. I njëjti prokuror që futi në burg Priftin, ka liruar 6-7 persona për zhdukjen e Jan Prengës. Ai që akuzohet për rrëmbim personi, është në detyrim paraqitje, ndërsa doktori për korrupsion në burg”, është shprehur Qyno.

Prifti u vu në pranga pas përgjimeve ku sekretarja e Gjykatës së Krujës, deklaronte se do ti jepte një shumë eurosh, në mënyrë që ti bënte operacion pa radhë nënën e saj në ambientet e QSUT. Pas kontrolleve atij iu gjet një shumë e madhe parash në banesë dhe në zyrë, çka i shtoi dhe akuzën e pastrimit të parave, ku më pas GJKKO vendosi dhe masën e arrestit ndaj tij. Vetë Prifti tha se e priste një vendim të tillë, pasi sipas tij ishte kryeministri Edi Rama ai që njoftoi arrestimin, shumë më para se të shprehej vetë Gjykata.

Për të përforcuar idenë e përplasjeve të brendshme brenda QSUT, sjellim në vëmendje raportimin  djeshëm të Faxweb.al, ku QSUT ka kërkuar thellimin e hetimeve për Priftin vetëm në sajë të një denoncimi anonim në rrjetet sociale të një personi, që nuk e kanë takuar asnjëherë fizikisht. (Lexo edhe këtu)  

(E.K/Faxweb.al)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme