Gjatë javës së kaluar u raportua se Nasibe K. (34 vjeç) dhe djali i saj Ben (3 vjeç), janë rrëmbyer.
Sipas mediave gjermane, ngjarja kishte ndodhur në Meckenheim afër Bonit në Gjermani. Ndërkaq, ishte raportuar se rrëmbyesi mund të jetë ish bashkëshorti i Nasibe K., Blerim K. (39 vjeç), shkruan “Bota sot”.
Këto dyshime i kishte pohuar edhe Policia gjermane.
Rastin e “rrëmbimit” e kishte parë një dëshmitar, i cili kishte treguar si ka ndodhur ngjarja.
“Derisa, nëna dhe fëmija i saj qëndronin në stacionin e autobusit përballë shtëpisë së tyre. Një veturë Audi e bardhë ndaloi para tyre dhe dy persona morën me dhunë gruan dhe fëmijën, duke i futur me zor brenda në automjet. Nëna bërtiti me të madhe duke kërkuar ndihmë dhe pastaj Audi u largua”, kishte deklaruar një dëshmitar i cili e kishte parë ngjarjen.
Për këtë rast, Blerim K. (39) ishte arrestuar, por më pas u la i lirë.
Por, vijnë lajme të mira për nënën dhe djalin e saj, shkruan “Bota sot”.
Nasibe K, është lajmëruar nga Kosova. Sipas mediave gjermane, ajo dhe fëmija i saj janë shëndosh e mirë.
Sipas mediave gjermane, kështu i kanë lajmëruar të martën Policët e Kosovës, ata të Gjermanisë.
Nasibe K,. ka deklaruar se ajo me dëshirë ka shkuar te familjarët e saj, shkruan “Bota sot”.
Sipas hetueseve gjerman, tashmë Nasibe K. kishte kontaktuar në policinë e Bonit përmes telefonit.
“Në këtë telefonatë, ajo u dha dy detektivëve informacione rreth vendndodhjes së saj aktuale në Kosovë”, shkruan media gjermane.
Ndërkaq, këtë të hëne, Policia e Kosovës i ka vizituar Nasibe K. (34 vjeç) dhe djali i saj Ben (3 vjeç), ku i kanë fotografuar për të dëshmuar se ata janë mirë, shkruan “Bota sot”.