U raportua se po largohet Perezi, Real Madridi del me njoftim zyrtar

Ditëve të fundit u raportua që Florentino Perez do largohet nga stoli i Presidentit të klubit.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar vetë Real Madridi, duke i quajtur të pavërteta.

“Në përgjigje të thashethemeve që janë shfaqur në disa rrjete sociale, sipas të cilave presidenti Florentino Perez dyshohet se po mendon të largohet nga presidenca, Real Madrid CF dëshiron të thotë: Thashethemet janë të rreme dhe janë rezultat i disa interesave që nuk kanë lidhje me realitetin. Në asamblenë e ardhshme të anëtarëve të Real Madridit, nuk do të ketë asnjë pikë në rendin e ditës për të diskutuar emrin e Real Madrid City”, njoftuan ‘Mbretërit’ në faqen zyrtare.

Për Florentino Perez ky është mandati i dytë presidencial në klubin e Real Madridi. E para zgjati nga viti 2000 deri në vitin 2006, ndërsa e dyta nisi nga viti 2009.Reali fitoi 31 trofe nën drejtimin e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme